Beqa: Fuqia do të përcaktojë përplasjen Rusi-Perëndim, institucionet ndërkombëtare të dobëta
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Mentor Beqa, Instituti “Sami Frashëri” u shpreh se Rusia është një fuqi e madhe dhe mund të bllokojë veprimtarinë e OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, Edhe nëse do të kemi rezoluta dhe vendimmarrje nga institucionet ndërkombëtare, është e vështirë që të kemi një produkt sepse dikush duhet ta imponojë këtë gjë.
Beqa: Rusia është një fuqi e madhe dhe mund të bllokojë veprimtarinë e OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit, ku ka një kaos. Edhe nëse do të kemi rezoluta dhe vendimmarrje nga institucionet ndërkombëtare, është e vështirë që të kemi një produkt sepse dikush duhet ta imponojë këtë gjë.
Ne jemi në konflikt mes bllokut perëndimor dhe Rusisë dhe fuqia do të jetë ajo që të të përcaktojë zgjidhjen. Institucionet ndërkombëtare kanë një fuqi shumë të vogël dhe kjo po tregohet edhe në këtë rast.

