Bashkurti: Sistemi i sigurisë ndërkombëtare në stanjacion, Këshilli i OKB-së bllokohet me veto
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Lisen Bashkurti, Diplomat u shpreh se sistemi i sigurisë ndërkombëtare ka një stanjacion qysh pas rrëzimit të Murit të Berlinit.
Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të OKB-së bllokohet për shkak të mekanizmit të vetos në vendimmarrje, duke bërë që një gjë e tillë të shfrytëzohet nga Rusia.
Bashkurti: Sistemi i sigurisë ndërkombëtare ka një stanjacion qysh pas rrëzimit të Murit të Berlinit sepse është një rreth i mbyllur që funksionon ose më mirë që nuk funksionin në OKB. Këshilli i Sigurimit bllokohet me mekanizmin e vetos në vendimmarrje.
Rusia e ka abuzuar dhe shfrytëzuar më shumë këtë veto. Prandaj ky organ i kalon në mënyrë të dështuar rezolutat për shkak të kësaj vetoje ku asambleja i votojnë me 2/3. Këshilli i Sigurimit është përballë mekanizimit bllokues dhe reforma kërkohet qysh prej 30 viteve.
