Bashkurti: Vuçiç dhe Orban janë aktorë të vegjël, Serbia produkt i diplomacisë së Rusisë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Lisen Bashkurti, Diplomat u shpreh se Serbia dhe Hungaria janë aktorë të vegjël dhe nuk kanë ndikim ndërkombëtar.
Ai tha se Serbia ndryshe nga Hungaria, është një vend që ka qenë produkt i diplomacisë dhe mbështetjes së Rusisë.
Bashkurti: Serbia dhe Hungaria janë aktorë të vegjël dhe nuk kanë ndikim ndërkombëtar. Të dy kanë ngjashmëri në raport me qasjen ndaj Moskës, por kanë edhe veçori. Historia e Hungarisë me Rusinë është e përgjakur dhe me luftëra të mëdha, edhe gjatë Luftës Botërore që kanë qenë në kampe kundërshtare.
Historia e Hungarisë nuk është ajo e partnerit të gjatë, ndërsa Serbia është histori tjetër pasi është produkt i diplomacisë dhe mbështetjes së Rusisë. Edhe situata aktuale në Serbia sot është e tillë. Hungaria është në aleancën e NATO-s dhe vënç i NATO-s.

