Ish-kryeministri italian: Kemi nevojë për solidaritet evropian dhe një çmim tavan për gazin
Ish-kryeministri italian dhe lideri aktual i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Enrico Letta, në një deklaratë për televizionin publik Rai thotë se autonomia energjetike duhet të jetë synimi kryesor si për Italinë, ashtu edhe për të gjithë Evropën.
“Ne po i japim Rusisë një miliard euro në ditë për import të gazit. Gradualisht dhe në mënyrë të sigurtë, ne duhet të kapërcejmë varësinë nga furnizimet nga Moska, nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi Leta.
Ai shton se Evropa duhet të punojë për të arritur një çmim tavan të gazit.
"Ne të gjithë e kuptojmë se sa i rëndësishëm është solidariteti dhe uniteti i Evropës. Tani ne duam veprim më dinamik në fushat e shëndetit, energjisë dhe të drejtave sociale. Sëbashku duhet të arrijmë të hartojmë një program efektiv të kursimit të energjisë, që është një përpjekje e dobishme dhe ambicioze”, përfundoi ish-kryeministri italian.
