Ngjela: Historia ka treguar se pushtues si Putini nuk tërhiqen, Ukrainën nuk e pushton dot

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela tha se Ukraina po ndjek taktikën e rezistencës, ndërsa rusët menduan se për 4 ditët do ta merrnin.

Sipas tij, pyetja është nëse do të tërhiqet apo do të shkojë deri në fund Rusia duke shtuar se historia ka treguar se pushtues të tillë nuk tërhiqen.

Ngjela: Ukraina po ndjek taktikën e rezistencës, ndërsa rusët menduan se për 4 ditët do ta merrnin. Ukraina nuk doli hallkë e dobët dhe Putini është në fatkeqësi. Pyetja është nëse do të tërhiqet apo do të shkojë deri në fund? Historia na ka treguar se pushtues të tillë nuk tërhiqen.

Po të ishte tërhequr Hitleri ku i thanë ata kur trupat nuk kishin hyrë akoma në gjermani dhe nuk do të ishte shkatërruar vendi. Në këtë pikëpyetje është Putini, do të ruajë Rusinë apo integritetin e tij diktatorial. Shenjat janë se Putini nuk është shumë i qartë në psikikë. Unë them se nuk e pushton dot.