Macron thotë se do të vazhdojë dialogun me Putinin nëse Zelensky e sheh të dobishme

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se do të vazhdojë dialogun me Vladimir Putin nëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e sheh të dobishme.

I pyetur për dialogun me presidentin rus gjatë një turneu të fushatës në Britani, ai tha:

“Dialogu që kam pasur me Vladimir Putin, edhe para se të vendoste të fillonte luftën, nuk është çështje vetëkënaqësie. Nëse presidenti ukrainas më kërkon të dialogoj me Rusinë dhe për sa kohë që Franca mund të luajë një rol në promovimin e negociatave dhe përgatitjen për paqen, unë do ta bëj këtë”, tha ai.

Macron kujtoi gjithashtu se në vitin 2017, kur Russia Today dhe Sputnik ishin mjete propagandistike që vepronin në Francë, ai u sulmua ashpër. 

“Mos më kërkoni për të gjetur një mik të Putinit, as nuk jam financuar nga Rusia. Shikoni diku tjetër," u tha Macron gazetarëve, duke lënë një implikim të qartë për Le Pen.

Më në fund, kur u pyet nëse mund të shkonte në Ukrainë, ai tha:

"Unë e konsideroj përgjegjësinë time të jem i dobishëm për popullin ukrainas dhe të mbroj francezet dhe francezët nga lufta. Unë nuk do të shkoj në Kiev për të bërë një vizitë të kotë, nuk do ta bëj. Nëse mund të kontribuoj diçka dhe të kem një rezultat pozitiv, do ta bëj".