Klosi: Nuk mund të ndërhyhet nga NATO në Ukrainë, do të ishte një hap shumë i rrezikshëm
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK-ut u shpreh se SHBA nuk futet në luftë më Rusisë, sepse ndërhyrja e NATO-s do të ishte një hap shumë i rrezikshëm.
Sipas tij, Ukraina megjithëse e papërgatitur po reziston dhe se janë dy lufta paralele; lufta me armë dhe lufta e propagandës.
Klosi: Nuk është aq e thjeshtë të ndërhyhet në këtë problem. E tha edhe presidenti amerikan se nuk futet në luftë më Rusisë, sepse ndërhyrja e NATO-s do të ishte një hap shumë i rrezikshëm. Ndërkohë kanë furnizuar me raketa ukrainasit.
Ukraina megjithëse e papërgatitur po reziston. Janë dy lufta paralele; lufta me armë dhe lufta e propagandës. Edhe ukrainasit janë me shkollën ruse dhe nuk janë shkëputur nga ajo shkollë. Edhe ata po tregojnë përralla shumë, edhe pse Rusia po tregon më shumë.

