Avokatja e popullit në Ukrainë: Në varrin masiv të Bucha mund të jenë deri në 300 trupa

Mes 150 dhe 300 trupa mund të jenë në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha, ka thënë Avokatja e Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova.

Në një postim në internet, zonja Denisova tha se trupat e civilëve të vdekur po mblidheshin nga forcat e rendit.

Megjithatë, ajo nuk tha se si autoritetet kishin arritur vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive.

“Aktualisht trupat e të vdekurve po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme”.

Komentet vijnë pasi u shfaqën imazhe të civilëve ukrainas të shtrirë të vdekur në rrugët e Bucha, me banorët që thonë se viktimat u vranë nga ushtarët rusë pa ndonjë provokim të dukshëm.

Ndryshe nga provat në rritje, Moska ka këmbëngulur se forcat e saj janë të pafajshme për vrasjet që kanë shkaktuar pretendime për krime lufte.