U fsheh në Shqipëri pasi mashtroi me kriptomonedha, prokuroria kërkon 40 mijë vite burg për turkun
Prokuroria turke ka mbyllur hetimit për kriptomonedhave Thodex dhe ëhstë pranuar aktakuza e përgatitur kundër 21 personave, përfshirë Fatih Özerin , duke kërkuar dënim me burg nga 12,164 vjet deri në 40,564 vjet.
Faruk ishte CEO i kompanisë, e cila dyshohet se ka mashtruar mijëra njerëz.
Aktakuza, e cila ishte përgatitur me kërkesë për dënime me burg deri në 40.564 vjet për 3 vepra të ndryshme, është pranuar nga gjykata. Të dyshuarit do të dalin para gjykatës në ditët në vijim.
Hetimi ishte nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Anadollit pasi Faruk Fatih Özer mashtroi klientët përmes aplikacionit të kriptomonedhave Thodex dhe më pas erdhi në Shqipëri.
Në aktakuzën prej 268 faqesh, 21 persona, përfshirë Faruk Fatih Özer, vëllain e madh Güven Özer dhe motrën e madhe Serap Özer, ndërsa 2027 persona shfaqen si ankues ndaj tyre.
Në aktakuzë, 21 peronat akuzohen për “krijimin dhe menaxhimin e një organizate me qëllim të kryerjes së një krimi”, “Mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit si mjet nga bankat apo institucionet kreditore” dhe “Mashtrimi i tregtarëve apo drejtuesve të kompanive dhe drejtuesve të kooperativave” dhe pastrim të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi.
Kështu me gjithsej 12164 kallëzime ndaj Fatih Özerin është kërkuar dënimi me 40 mijë e 564 vite burg.
