Ngjela: Ukraina në mbrojtje do të rezistojë sepse përkrahja e opinionit publik i çoi në heroizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 22:35
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Spartak Ngjela, Avokat u shpreh se Rusia nuk është në mbrojtje të vendit të vet.
Ai tha se Ukraina është në mbrojtje dhe do të rezistojë sepse përkrahja e opinionit publikë i çoi në heroizëm.
Ngjela: Rusia nuk është në mbrojtje të vendit të vet. Këtu ka një ekuacion tjetër; është atdheu dhe pushtuesi, nuk ka dalë sot si ekuacion. Ata ndodha kanë menduar se këta nuk janë kaq patriotë të mëdhenj, por ama dolën kështu.
Rusia ka qenë shtet në mbrojtje. Nuk ka pasur forcën e përhapjes së perëndimit. Ukraina në mbrojtje do të rezistojë sepse përkrahja e opinionit publik i çoi në heroizëm. Secili nga ata atje luajnë me historinë e tyre individuale.

