Deputet dhe këshilltar në Asamblenë e Kielit, Oroshi: S’është e lehtë të futesh në politikën gjermane
Nue Oroshi, historian dhe publicist, në nëntor të vitit të kaluar ka fituar kandidaturën brenda partisë së CDU-së për deputet në Asamblenë e Kielit.
I ftuar në emision “Jeto me Orën” në RTV Ora, ai tha se në CDU ka hyrë që në vitin 2006 ndërsa ka shtuar që prej vitit 2013 është edhe Këshilltar në Asamblenë e qytetit të Kilit.
Ai thotë që të futej në politikën gjermane nuk ishte e lehtë, por megjithatë ia ka dalë.
Nue Oroshi: Nuk është e lehtë të jesh pjesë e politikës gjermane, unë jam shqiptari i parë në qytetin e Kielit që kam hyrë në CDU në vitin 2006, dhe nga viti 2013 jam edhe Këshilltar në Asamblenë e qytetit të Kielit. Natyrisht edhe atyre iu duket interesente që një i huaj të jetë në politikën gjermane, por tash jam në mandatin e dytë. Por pavarësisht se ku jam dhe ku veproi asnjëherë nuk e harroj çështjen shqiptare.
Nue Oroshi prej vitesh drejton Shoqatën "Trojet e Arbrit", një Shoqatë e cila kontribuon prej vitesh në nxjerrjen në pah të vlerave të historisë së kombit tonë.
