Portugalia shpall non grata 10 punonjës të ambasadës ruse, do të dëbohen nga vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 20:28
Portugalia ka njoftuar se do të dëbojë dhjetë anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë.
Ministria e Jashtme e vendit tha sot se anëtarët e stafit ishin shpallur persona non grata dhe u dhanë dy javë për t'u larguar nga Portugalia.
Asnjë nga punëtorët e dëbuar nuk është diplomat, shtoi ministria.
“Qeveria portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër ndaj agresionit rus në territorin ukrainas”, thuhet në një deklaratë.
Masa vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.

