Zelensky: Rusia duhet të përballet me gjyq ndërkombëtar, të përjashtohet nga OKB-ja

Presidenti Zelensky përpara deklaratës virtuale në OKB kërkon që Rusia të përballet me "përgjegjësi", për krimet që ka bërë në Ukrainë.

Sipas presidentit ukrainas Rusia duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare.

"Masakra" në Bucha është vetëm një shembull i shumë prej asaj që Rusia ka bërë në 41 ditët e fundit, thotë Zelensky.

“Bota ende nuk e ka mësuar të vërtetën e plotë, ku ushtria ruse ka plaçkitur fshatrat” shton ai.

Zelensky gjithashtu vë në dyshim rolin e Rusisë brenda OKB-së, duke thënë se pushtimi "minon" të gjithë arkitekturën e sigurisë globale.

Ai i bën thirrje këshillit që të përjashtojë Rusinë si anëtare të Këshillit të Sigurimit.