BE shpall "non grata" disa zyrtarë rusë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, shpalli sot "non-grata" disa zyrtarë rusë.

“Vendosa të caktoj persona non-grata një numër zyrtarësh të misioneve të përhershme të Federatës Ruse në Bashkimin Evropian”, tha Borrell, ndërsa vuri në dukje se diplomatët “po angazhoheshin në aktivitete në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

Masa vjen pas valës së fundit të dëbimeve të diplomatëve rusë nga disa vende evropiane.

Sipas Borrell, BE-ja do të vazhdojë të vendosë sanksione për sa kohë të vazhdojë operacioni ushtarak rus kundër Ukrainës.

Nga ana tjetër Komisioni Europian prezantoi paketën e pestë të sanksioneve që prek eksportet e Rusisë me BE për një vlerë totale prej "10 miliardë eurosh". 

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se ndalimet do të prekin kryesisht produktet teknologjike, të drejtuara në "zonat ku Rusia është e cenueshme.

"Ne do të vazhdojmë të degradojmë kapacitetin teknologjik dhe industrial të Rusisë", shtoi ajo.