Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rusia po lë pas tmerre të papërshkrueshme, s’mund t’i shpëtojë përgjegjësive
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit, ku është shprehur se Rusia po lë pas tmerre të papërshkrueshme, ndërsa shton se duhet ta ndalojë pushtimin në Ukrainë.
Ai thotë se krimet që ka bërë Rusia në Ukrainë duhet të hetohen ndërsa përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë.
Ferit Hoxha: Rusia po lë pas tmerre të papërshkrueshme. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Ajo duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull. Ligji do të vazhdojë, nuk mund ti shpëtojnë përgjegjësive. Krimet që janë kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës janë të mëdha. Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme.
Këto janë fakte, prova të vështira dhe të pështira të mizorive të kryera. Krime të tilla, bëjnë thirrje për hetime të plota, për llogaridhënie efektive, për drejtësi. Rusia ka bllokuar rinovimin e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-së në Ukrainë. Ne mbështesim të drejtat e njeriut. Ushtria ruse është përballur me humbje të mëdha.
