Epike! Gruaja e tij po lindte, burri luan me video lojëra në spital

Ka momente në jetë që nuk duhen humbur për asnjë arsye, sidomos momenti i lindjes së një fëmije i cili është një nga momentet më të rëndësishme në jetë.

Me sa duket për një burrë amerikan i cili po priste të bëhej baba, lindja e fëmijës nuk ka qenë momenti më i rëndësishëm në jetën e tij.

Ndërsa gruaja e tij ishte gati të lindte, ai po luante dhe po argëtohej me video lojëra.

Bashkëshortja e tij, nga Las Vegas-i, Amber Scott ndau në TikTok  një video ku tregonte partnerin e saj duke luajtur Xbox Series X në një dhomë spitali, ndërsa ajo ishte bërë gati për të lindur.

Videoja mori 1.6 milionë shikime, 45 mijë pëlqime dhe mbi 3 mijë komente.

Imazhet tregojnë burrin me kufje duke i ngulur sytë në ekran dhe mbishkrimin që kishte bërë 28-vjeçarja:

"Burri im ka sjellë të gjithë sistemin e lojës në spital, gjatë 21 orëve të induksionit"

Videoja u bë virale dhe shumë e sulmuan burrin duke pretenduar se nuk janë më të rëndësishme lojërat në një moment të tillë, por kishte dhe nga ata që e mbrojtën burrin duke e argumentuar se luajtja e video lojërave është një shpërqendrim që i ka bërë gruas në një moment tensioni të madh.

Megjithatë gruaja e ka justifikuar burrin e saj dhe me anë të komenteve nëna 28-vjeçare ka sqaruar se kjo situatë ishte në rregull për të dy.

"Kjo gjë ishte në rregull për të dy. Nuk kam përjetuar asnjë lloj dhimbje për rreth 19 orë. Dhe unë gjithashtu, gjatë atyre 19 orëve shikoja filma dhe bëja kërkime në TikTok", përfundoi Amber Scott.