Përmbanin baktere të salmonelës, miliona vezë "Kinder Suprise" zhduken nga tregu
Disa vezë në formë çokollate, " Kinder Surprise" janë larguar nga tregu në Britani për shkak se përmbanin baktere të salmonelës.
Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) tha se të gjitha vezët e prekura ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë në Belgjikë.
Ndërkohë prodhuesi i çokollatës "Ferrero" tha se asnjë nga produktet e tij Kinder që kanë dalë në shitje nuk përmbante baktere të tilla.
“Ne i marrim çështjet e sigurisë ushqimore seriozisht dhe sinqerisht kërkojmë falje në lidhje më problemin e shkaktuar”, -tha firma.
Deri më tani si pasojë e këtij bakteri nuk ka humbur jetën asnjë person, ndërsa mësohet se disa fëmijë kanë konsumuar çokollata brenda të cilave mund të ketë pasur edhe baktere.
Më shumë raste raportohet se janë regjistruar në Evropë, duke përfshirë Irlandën, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe Holandën.
Ata thanë se firma po punonte ngushtë me autoritetet e sigurisë ushqimore për të identifikuar shkakun e saktë të kësaj çështje.
Agjensia thotë se simptomat mund të jenë të rënda tek fëmijët e vegjël dhe tek ata që kanë një sistem imunitar të dobët.

