OKB: 1,480 civilë të vrarë dhe 2,195 të plagosur në Ukrainë
Të paktën 1,480 civilë janë vrarë dhe të paktën 2,195 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Lajmin e ka bwrw, Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çështjet politike dhe ndërtimin e paqes.
“Qytetet ukrainase vazhdojnë të goditen pa mëshirë, nga artileri të rënda dhe bombardime ajrore. Qindra mijëra njerëz, duke përfshirë fëmijë, të moshuar, mbeten të bllokuar në zona të rrethuara në kushte makthi”, tha DiCarlo të hënën në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
DiCarlo gjithashtu vuri në dukje se kujdesi mjekësor dhe shërbimet bazë po ndërpriten në Ukrainë si pasojw e sulmeve ruse.
OKB-ja është gjithashtu “seriozisht e shqetësuar” për “arrestimet arbitrare dhe zhdukjet me forcë të personave që kanë kundërshtuar pushtimin rus.
“OHCHR ka dokumentuar ndalimin arbitrar dhe zhdukjen e mundshme me forcë të 22 gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile” në Ukrainë, si dhe 24 zyrtarëve lokalë që janë arrestuar në rajonet nën kontrollin rus. 13 prej të cilëve janë liruar, tha DiCarlo.
Ajo shtoi se deri më 30 mars, OHCHR ka regjistruar edhe shtatë gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë.
