Zelensky i kërkon ‘llogari’ OKB-së: Ku është paqja që garantoni? Civilët po vriten për kënaqësi të rusëve

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky ka listuar mizoritë që sipas tij Rusia ka kryer gjatë pushtimit të saj në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së virtualisht, ai thotë se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës "vetëm për kënaqësinë" e ushtarëve rusë.

Ai thotë se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të "eksportoje" urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.

“Ku është siguria që duhet të japë këshilli i sigurisë, pyet ai. Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të garantojë?" është shprehur ai duke iu drejtuar OKB-së.

Ai thotë se bota duhet të shohë të gjitha krimet që ka kryer ushtria ruse.