Draghi i drejtohet Putinit: Ndalo masakrën ndaj civilëve, lufta për popullin rus do të thotë turp, izolim dhe varfëri
Nga kryeministri italian Mario Draghi erdhi një kërkesë e re drejtuar Rusisë për armëpushim në Ukrainë.
“Po i them edhe një herë presidentit Putin t’i japë fund armiqësive dhe të ndalojë masakrat ndaj civilëve”, tha kryeministri gjatë nënshkrimit të Paktit për Torinon, duke kërkuar hetime të pavarura për ngjarjet e Bucha-s dhe Irpinit.
“Për popullin e madh rus, lufta nuk ka kuptim, do të thotë vetëm turp, izolim, varfëri”, shtoi Draghi.
Komisioni Europian prezantoi paketën e pestë të sanksioneve që prek eksportet e Rusisë me BE për një vlerë totale prej "10 miliardë eurosh".
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se ndalimet do të prekin kryesisht produktet teknologjike, të drejtuara në "zonat ku Rusia është e cenueshme.
"Ne do të vazhdojmë të degradojmë kapacitetin teknologjik dhe industrial të Rusisë", shtoi ajo.
Nga ana tjetër Qeveria britanike ka njoftuar ngrirjen e më shumë se 350 miliardë dollarëve të rezervave valutore të Rusisë të Vladimir Putin, 60% e një totali prej 604 miliardë dollarësh.
Kështu deklaroi ministrja e Jashtme, Liz Truss, pas bisedimeve në Varshavë me homologun e saj polak, Zbignieë Rau.
Truss përsëriti se sanksionet perëndimore dhe dërgimi i armëve në ushtrinë e Kievit duhet të rriten dhe theksoi se "lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me humbjen e Putinit".
