“Emrin dhe ditën e lindjes”, nënat ukrainase u shkruajnë të dhënat fëmijëve në shpinë: Nëse vdesim të dinë se kush janë

Një nënë ukrainase ka shkruar në shpinën vajzës së saj emrin dhe një numër telefoni, për tu siguruar që nëse ajo nuk i mbijeton luftës, dikush ta dijë identitetin e saj.

 Fotoja është postuar nga Anastasiia Lapatina një gazetare në Kiev, në rrjetin social Twitter.

"Nënat ukrainase po shkruajnë kontakte familjare në trupat e fëmijëve të tyre, sepse në rastin se ata vriten dhe fëmija i tyre mbijeton, të identifikohen më lehtë",- shkruan Lapatina krahas fotos.