BE do të vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paraqitur propozime për sanksione të reja që synojnë ekonominë e Rusisë, pasi kjo e fundit ka pushtuar Ukrainën.

Në një deklaratë për mediat ajo ka akuzuar Moskën për "një luftë mizore dhe të pamëshirshme".

Sanksionet që ka propozuar BE janë:

-Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia

-Një ndalim i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse, mes tyre dhe VTB

-Një ndalim për anijet ruse dhe anijet ruse për të hyrë në portet e BE-së

-Ndalime të mëtejshme të eksporteve

-Ndalime të reja importi për produkte duke përfshirë ushqimet e detit, pijet alkoolike dhe drurin

-Masa të tjera që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse

Këto pika kërkojnë miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.