E rëndë në Mirditë, 12-vjeçari mbytet në lumin Fan, e mori rrjedha e ujit
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 20:08
Një fëmijë 10 vjeç është mbytur në lumin Fan të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrungaj rreth orës 18:45. Dyshohet se të miturin e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.
"Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë" njofton policia.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do të fillojnë në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.