Nëna braktis foshnjen në rrugë, infermierja e gjen dhe e ushqen me gji. E sapolindura vdes
E pabesueshme por e mundur, është ngjarja që ka ndodhur së fundmi në Stamboll, ku një infermiere është kujdesur për një foshnje, e cila është braktisur nga e ëma.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një grua në moshën 20-vjeçare ka braktisur fëmijën e saj, pasi kishte mbetur shtatëzënë, nga një marrëdhënie jashtëmartesore, dhe familja e saj nuk e pranonte.
Ndërkohë mjekët e spitalit, ku e reja kishte lindur, sapo janë informuar për lajmin kanë shkuar në vendin ku ishte fëmija, ku dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Një infermiere, e cila ishte nënë prej 13 muajsh, i ka dhënë gji foshnjës së braktisur, pasi kuptoi se ishte e uritur.
Por për fat të keq, foshnja pas disa orësh ka ndërruar jetë, pasi sipas mediave, shkak është bërë i ftohti dhe uria.
Sakaq policia ka arrestuar 20-vjeçaren, e cila para autoriteteve është shprehur se ishte ndarë nga bashkëshorti i pare dhe teksa rrinte në një qendër të grave të divorcuara ishte njohur me një person tjetër, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale duke mbetur shtatzënë.
Familja nuk e pranoi dhe rrjedhimisht e reja kishte vendosur që ta braktiste foshnjen, e cila ndërroi jetë.
