Masakra në Bucha, Biden: Ky djalë është brutal…Putin duhet të gjykohet për krime lufte

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për një gjykim për krime lufte kundër presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me  vrasjet e civilëve në Bucha.

"Ky djalë është brutal," tha Biden, duke paralajmëruar se do të vendosë sanksione të reja ndaj

Kremlinit pas mizorive të raportuara në Ukrainë.

Presidenti amerikan më parë shkaktoi zemërim në Moskë kur akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte muajin e kaluar.

"E e patë se çfarë ndodhi në Bucha, ai është një kriminel lufte… Dhe ne duhet të mbledhim të gjitha detajet në mënyrë që të ketë një gjykim për krime lufte”, tha Biden për gazetarët.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se do të dërgojnë hetues në Ukrainë për të ndihmuar Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të këtij shteti për “të dokumentuar krimet e luftës”.

Para se të zbuloheshin vrasjet në Bucha kanë nisur hetimet mbi veprimet e Putinit në Ukrainë.

SHBA-ja dhe mbi 40 shtete po punojnë për të hetuar shkelje të mundshme në Ukrainë, pasi ka kaluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara që kërkon që të krijohet një komision hetimor. Po ashtu, hetime kanë nisur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Rusia ka mohuar se trupat e saj janë përgjegjëse për vrasjet në Bucha.