Gjendet e pajetë në një barakë 60-vjeçarja në Vlorë, fqinjët: Ishte nga Elbasani, jetonte me qira

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në një barakë në lagjen "1 Maji", Vlorë.

Deri më tani viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen "1 Maji",  Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.”- njofton policia.

Ora News mëson se 60-vjeçarja është nga Elbasani, ndërkohë ambienti ku është gjetur e vdekur shërbente si lokal. Viktima këtë ambient e kishte marrë me qira. 

Ndërkohë fqinjët janë shprehur se e moshuara që prej 4 vitesh jetonte në Vlorë

“Ishte nga Elbasani. Kishte 4-vite që jetonte këtu. Jeto me qira. Ishte sëmurë”

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.

Gjendet e pajetë në një barakë 60-vjeçarja në

Gjendet e pajetë në një barakë 60-vjeçarja në