Takimi në Kryesinë e Kuvendit, Maliqi: Enkelejdi viktimë e radhës, Ambasadorja nën urdhra të Ramës
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Enkelejd Alibejn, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Në një intervistë për Ora News, ish deputeti Lefter Maliqi, tha se i vjen keq për Alibeajn për sjelljet që po bën ndërsa shtoi se Kim po dëmton imazhin e SHBA.
Bazuar në ngjarjet që po ndodhin së fundmi, Maliqi thotë se uron që të mos përsëritet një 5 qershor i dytë.
Lefter Maliqi: Uroj që të mos ndodhë 5 qershori i dytë. Kjo ambasadore uli palët edhe më 5 qershor. Ky kryeministër tregoi se ambasadoren e kishte nën urdhrat e tij, nuk e pyeti fare për 5 qershorin. Lidhur me takimin e Kim me Alibeajn, më vjen keq për qëndrimin e tij. Më vjen keq pse duhet t’I japë fund karrierës politike me këto sjellje sepse karriera politike ka të bëjë drejtpërdrejt me bazën politike. Besoj që kjo ambasadore më shumë po dëmton imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maliqi shtoi se Alibeaj është viktimë e radhës e Kim, ashtu siç ishte dhe Basha e Rudina Hajdari.
Lefter Maliqi: Të gjithë e dimë që asnjëherë nuk ka ndodhur që shqiptarët të kenë kritikuar kaq shumë një ambasadore të SHBA. Mendoj se Enkelejdi është viktimë e radhës. Ashtu siç ishte Basha apo ndonjë tjetër që mbështeti dhe Hajdarin dhe ku vjen puna u hodh në rrugë. Jam një nga mbështetësit e SHBA, por nuk jam me këtë diplomaci që kjo po bën. Po sulmon Sali Berishën.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.
