Aksident në vendin e punës, në gjendje të rëndë drejtuesi i betonieres në Dhërmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 12:43
Një aksident në vendin e punës është shënuar mesditën e sotme, 5 prill në Palasë Dhërmi.
"Një mjet tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit", informoni policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15.
60-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
