Fierza “mbytet” nga ndotja
Liqeni i Fierzës është bërë vendgrumbullim mbetjesh të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa qeveritë kanë dështuar që të shmangin ndotjen, pavarësisht premtimeve të herë pas hershme.
Liqeni i Fierzës është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare.
Kjo situatë në Fierzë prej vitesh është bërë e zakonshme në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.
Zotimet që datojnë prej 2016 të qeverise të Shqipërisë e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve çdo vit përfundojnë sërish në liqen.
Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.
Pas reshjeve të fundit të shit, niveli i liqenit aktualisht është 266.36 metra.





