Ndjekja para vrasjes e biznesmenit të kromit, zbardhet itinerari i lëvizjes para atentatit

Biznesmeni i kromit Iljaz Çali dyshohet se është ndjekur nga autorët e atentatit të 3 prillit, të paktën disa orë para vrasjes në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e të dielës.

Policia e Tiranës ka zbardh dhe itinerarin e lëvizjes së 37-vjeçarit pak orë para ngjarjes.

Sipas burimeve në orën 20:00 të së dielës (3 prill) Iljaz Çali me makinën e marrë më qira Land Rover ka ndalur tek një bar kafe në rrugën "Themistokli Germinji" ku e prisnin 2 vëllezërit e tij brenda në lokal.

Sipas dëshmisë së njëri prej vëllezërve gjatë qëndrimit të tij në kafe ai ka pasur disa telefonata. Në lokal së bashku me 2 vëllezërit me iniciale Z. Çali dhe M. Çali ai ka qëndruar deri në orën 22:00 dhe më pasi ai ka lëvizur pasi ka thënë se do nisej për në banesë.

Para se Iljaz Çali të nisej për në banesë në zonën e Rinasit ai ka ndaluar në fastfood-in i cili ndodhet prapa krahëve të mi. Këtu policia ka filluar edhe gjurmimin e kamerave të sigurisë.

Sipas hetuesve në këtë moment ka filluar edhe ndjekja e 37-vjeçarit nga autorët e sulmit të cilët besohet se kanë lëvizur me një tjetër automjet.

Për këtë arsye janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilët janë instaluar përgjatë rrugës së Elbasanit, ndërsa hetuesit shpresojnë që nëpërmjet tyre të zbulojnë makinën me të cilën lëviznin autorët.

Po ashtu policia po verifikon edhe 3 identitete në të cilët përdortë viktima. Përveç emrit Iljaz 37-vjeçarin e njihnin me emrin Jurgen dhe Julian ndërkohë që nga kontrolli në mjetin Land Rover nuk është gjetur ndonjë send i kundra-ligjshëm e ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm 3 gëzhoja kallashnikovi të cilët janë dërguar për ekzaminime.

Dyshohet se gëzhojat e tjera kanë mbetur brenda automjetit të autorëve. Konfliktet për aktivitetin e kromit dhe për drogën mbeten pistat kryesore të hetimit. Për pistën e parë policia ka shoqëruar disa persona që kanë pasur marrëdhënie financiare me viktimën, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Ndjekja para vrasjes e biznesmenit të kromit, zbardhet itinerari i
Iljaz Çali