Kim njeh Alibeajn si kryetar të komaduar, Paloka: Ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë më të korruptuar, turp!
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pasi kjo e fundit e quajti Alibejan kryetar të komanduar të PD duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit.
Paloka e quan "turp" dhe shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Teksa shkruan se ambasadorja Kim ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë "më të korruptuar" të Ramës, Paloka e akuzon ambasadoren që është angazhuar për të përçarë opozitën. E në fund i kujton se mund të takohet me kë të dëshirojë, por nuk mund të dalë mbi vendimin e Gjykatës.
Paloka: Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!
Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!
Ambasadorja Kim zhvilloi një takim 30-minutësh me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj sot në kryesinë e Kuvendit. Teksa ndau detaje nga takimi, Kim e quajti Alibeajn kryetar të komanduar të PD, detyrë të cilën e mori pas dorëheqjes të Bashës më 21 mars.
