Urdhri i qeverisë: Nga 2 prilli nuk ka më kufizime për grumbullimet në vendet e hapura ose të mbyllura

Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë masat shtrënguese anti-covid lidhur me grumbullimet më shumë se 10 veta në vendet e hapura ose të mbyllura.

Vendimi është marrë në 17 nëntor 2020 për të parandaluar përhapjen e infektive si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, i fillon efektet më datë 2.4.2022.

Urdhri i plotë:

URDHËR Nr. 9/5, datë 1.4.2022

PËR SHFUQIZIMIN E URDHRIT NR. 633, DATË 17.11.2020, “PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 113, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri nr. 986/2 prot., datë 1.4.2022,

URDHËROJ:

1. Shfuqizimin e urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, i fillon efektet më datë 2.4.2022, dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Ogerta Manastirliu