Bllako në qeli për incineratorët, KQZ i jep mandatin Pandeli Majkos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin ditën e sotme dhënien e mandatit të deputetit të PS Pandeli Majkos.

Edhe pse ngeli jashtë kuvendit në zgjedhjet e 25 prillit, Majko tashmë merr mandat pas dorëheqjes nga Alqi Bllako, i arrestuar nga SPAK për incineratorët.

Kështu, ish-kryeministri Pandeli Majko do të jetë në Kuvend për 3 vitet e ardhshme si deputet.

Para vendimit Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe pas kontrollit nga KQZ pritet që ai të betohet për tu futur në Kuvend.

Bllako në qeli për incineratorët, KQZ i jep mandatin Pandeli