Ministrja e jashtme britanike: Autorët e mizorive në Ukrainë do të sillen para drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 19:12
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se Britania do të sigurohet që autorët e mizorive në Ukrainë të sillen para drejtësisë.
Duke folur së bashku me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një vizite në Varshavë, Truss tha gjithashtu se MB duhet të shpallë "një valë të re të ashpër sanksionesh" ndaj Rusisë.
Ajo shtoi se nuk duhet të flitet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë derisa trupat e saj janë në Ukrainë.
“Realiteti është se paratë ende po rrjedhin nga Perëndimi në makinën e luftës së Putinit – dhe kjo duhet të ndalet”, tha ajo.
