Bileta s’rritet, por njerëzit do shtypen. Qeveria ende asnje qindarkë për operatorët
Edhe pse kanë kaluar 3 javë nga prezantimi i paketës së rezistencës ku qeveria njoftoi se ka akorduar shumën prej 500 milioë lëkësh për transportin urban dhe interurban, operatorët që ofrojnë këtë shërbim nuk u ka kaluar ende ky fond.
Ndërkohë që ka hyrë në fuqi akti normative për indeksimin e pensioneve, rritjen e pagës minimale dhendryshimin e taksimit mbi pagat, paketa për transportin publik nuk duket asgjëkundi.
Kryetari i Shoqatës së Transporteve dhe përfaqësuesi i Unionit të operatorëve Dashnor Memaj, bën më dije se ky sektor nuk mund ta përballojë ende krizën pa fondin e premtuar nga qeveria.
"Në këtë situatë ku është transporti nuk mbijeton dot dhe për shumë ditë. Operatorët nuk kanë fuqi financiare që të mbijetojnë në treg” thotë Memaj.
Në rast se ky fond nuk u kalon sa më parë operatorëve, pasojat do ti ndjejnë drejtpërsëdrejti qytetarët. Memaj saktëson se çmimi i biletës nuk do të ndryshojë pasi është i përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Por si zgjidhje për këtë sector nuk është vetëm rritja e çmimit, por edhe ulja e ndjeshme e numrit të urbanëve duke shkaktuar radhë edhe më të gjata në stacione.
"Do të kemi shkurtim oraresh, shkurtim linjash, kapitullim të shoqërive" thotë Memaj.
Memaj duke bërë edhe njëherë thirrje për ndërhyrjen e qeverisë thekson se në këtë moment shërbimi i transportit urban është i goditur nga ndryshimi i çmimit të naftës që vjen në një kohë ku sektori ende nuk ishte rimëkëmbur prej pandemisë.

