Biden: Situata në Bucha të Ukrainës "krim lufte". Putin është kriminel

Presidenti amerikan Joe Biden i quajti  mizoritë e kryera nga Rusia në Bucha të Ukrainës, një "krim lufte", ndërkohë ka shtuar se duhet të vendosen më shumë sanksione ndaj Rusisë.

 “Ju mund të mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. E vërteta e çështjes është se ju e keni parë atë që ndodhi në Bucha. Ai është një kriminel lufte. Ne duhet të vazhdojmë t'i sigurojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të të gjithë provat për krime luftë. Putin është brutal dhe ajo që ndodhi në Bucha është e trishte"- tha Biden në një deklaratë për mediat.

I pyetur nëse krimet e kryera në Bucha janë një gjenocid, Biden u shpreh "Jo. Unë mendoj se është një krim lufte."