SHBA do të kërkojë që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 16:52
SHBA do t'i kërkojë Kombeve të Bashkuara të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, duke thënë se pjesëmarrja r Rusisë në këtë organizatë është "një farsë".
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Thomas-Greenfield, u shpreh: Ne do të kërkojmë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut".
“Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një farsë. Kjo dëmton besueshmërinë e Këshillit dhe të OKB-së. Prandaj ne besojmë se është koha që Asambleja e Përgjithshme të votojë për ta pezulluar atë, "tha Thomas-Greenfield.
