BE do dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 16:27
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e luftës.
Këtë e ka bërë vetë ajo në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, pas një telefonate me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ekipet do të jenë në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë alarmuar botën. Shumë vende kanë dënuar aktin mizor të Rusisë.
