Lituania dëbon ambasadorin rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 17:46
Lituania po ndërpret lidhjet diplomatike me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë dhe zbulimeve të mizorive të rënda rreth Kievit.
Ministria e Jashtme në Vilnius udhëzoi të hënën ambasadorin rus të largohej nga shteti balltik i BE-së dhe NATO-s.
Konsullata ruse në qytetin port të Klaipeda gjithashtu duhet të mbyllet, tha ministri i Jashtëm Gabrielius Landsbergis.
Ai njoftoi gjithashtu se ambasadori i Lituanisë në Moskë do të kthehet së shpejti në Vilnius
Sipas Landsbergis, Lituania informoi partnerët e saj në BE dhe NATO për vendimin dhe u kërkoi atyre të bëjnë të njëjtën gjë.
