Skena paniku, shembet muri në aeroportin e Palermos nga moti i keq, pasagjerët vrapojnë për të shpëtuar

Momente frike kanë përjetuar pasagjerët në aeroportin Falcone-Borsellino në Palermo.

Për shkak të motit të keq dhe erës të fortë një mur u shemb duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në aeroport.

Njerëz që bërtasin dhe vrapojnë shihen në videon e postuar nga TC Com.

Era e cila arriti shpejtësinë 130 km/ orë shkaktoi shembjen e murit.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.