Polonia propozon ngritjen e komisionit hetimor për krimet në Bucha të Ukrainës
Kryeministri i Polonisë ka propozuar ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar lidhur me krimet e kryera nga forcat ruse në qytetin Buça pranë Kievit duke akuzuar Moskën për krime lufte për dhjetëra civilë të vrarë në rajonin e kryeqytetit.
Kryeministri i Polonisë, Mateus Moraviecki ka propozuar krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar ngjarjet në Bucha të Ukrainës.
Lideri i së djathtës ekstreme shtoi se në të duhet të marrin pjesë persona të fushës.
Moraviecki: Ne propozojmë krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar këtë krim gjenocidal në Ukrainë. Një komision ndërkombëtar, i cili do të përbëhet nga avokatë, mjekë, kriminologë e specialistë mund ta përshkruajnë gjithçka me shumë saktësi.
Më herët, autoritetet dhe mediet ukrainase shpërndanë një video nga qyteti Bucha në rajonin e Kievit ku u shfaqën disa trupa njerëzish të vrarë nëpër rrugë.
Vdekja e civilëve në Bucha u kritikua nga pothuajse të gjithë liderët perëndimorë e vende të tjera pro perëndimit.
Ministria e Jashtme ruse, pretendon se njëri nga personat e shtrirë kishte lëvizur dorën gjatë filmimit dhe e quajti ngjarjen një provokim nga Kievi.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për një masakër të qëllimshme në Bucha pasi trupat e të paktën 20 civilëve u gjetën të vrarë në rrugët e qytetit.
Qindra kufoma të tjera thuhet se janë gjetur në qytete jashtë Kievit pasi forcat ruse u tërhoqën nga kryeqytetit.
Edhe për këto Rusia mohon vrasjen e tyre.
