Zvicër/ 11 kg kokainë në banesë, pranga 65-vjeçares dhe dy të rinjve shqiptarë

Një shqiptare nga Kosova dhe dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Zvicër, të premten e javës së kaluar më 1 prill.

Mediat zviceriane, bëjnë me dije se në pranga ka rënë 65-vjeçare nga Kosova pasi akuzohet për trafik doge. Autoritetet zviceriane, pas kontrollit që kanë kryer në banesën e saj në Embrach, ka gjetur 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi të vogla kokainë dhe marijuanë.

Në momentin  që policia ka hyrë në banesë, të pranishëm kanë qenë edhe dy shqiptarë, të moshës 23 dhe 27-vjeç.

Sipas mediave ata ishin me banim të paligjshëm në Zvicër, ndërsa janë arrestuar si të dyshuar për trafik droge.