Presidenti Putin firmos dekretin: Kufizime vizash për qytetarët e vendeve “jomiqësore”
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron "jomiqësore" në përgjigje të sanksioneve mbi Ukrainën.
Dekreti, i cili hyn në fuqi të hënën, pezullon regjimin e thjeshtuar të dhënies së vizave të Rusisë me disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe me Norvegjinë, Zvicrën, Danimarkën dhe Islandën.
Ai urdhëroi gjithashtu ministrinë e jashtme ruse dhe organet e tjera të vendosin kufizime të hyrjes personale për qytetarët e huaj dhe personat pa shtetësi që kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, qytetarëve të saj ose subjekteve të saj ligjore.
Muajin e kaluar qeveria ruse miratoi një listë të vendeve jomiqësore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë, shtetet e BE-së dhe Ukrainën, ndër të tjera edhe Shqipërinë.
Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quajti një “operacion special” për të degraduar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të çrrënjosur njerëzit që i quajti nacionalistë të rrezikshëm.
Forcat ukrainase kanë ngritur rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj.

