Elon Musk ‘blen’ Twitter
Biznesmeni Elon Musk ka blerë 9,2% të aksioneve të rrjetit social Twitter për rreth 3 miliardë dollarë. Investimi vjen pak kohë pasi Musk vuri në dyshim nëse rrjeti social lejonte fjalën e lirë te ndjekësit e tij.
Biznesmeni dhe miliarderi Elon Musk ka blerë rreth 9,2% të aksioneve të rrjetit social Twitter, bazuar në dosjet e letrave me vlerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Themeluesi i Tesla bleu edhe mbi 73 milionë aksione të Twitter më 14 mars.
Aksioni është me vlerë 2.89 miliardë dollarë bazuar në çmimin e mbylljes së Twitter të premten.
Aksionet e fundit e bëjnë miliarderin Ekon Musk një nga aksionarët më të mëdhenj në kompaninë e Twitter, madje ai tashmë ka edhe katër herë më shumë se themeluesi i platformës Jack Dorsey i cili disponon 2,25% të aksioneve.
Musk është një përdorues i rregullt i Twitter në të cilin ka më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ka hedhur dyshimet se po mendon seriozisht për krijimin e një platforme të re të medieve sociale.
Në fund të muajit të kaluar Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma Twitter inkurajon fjalën e lirë.
Ai shtoi se fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale dhe iu drejtua ndjekësve nëse Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi.
Krahas shpërndarjes së postimeve nga kompanitë e tij Space X, Tesla apo Neuralink, Musk është i njohur edhe për shpërndarjen e memeve të cilat ia kanë rritur edhe më shumë popullaritetin.
