Kryebashkiaku i Kievit: Këto janë skena tmerri, civilët janë vrarë me duart e lidhura
Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena nga një film horror.
"Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Buça - këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat", ka thënë ai, transmeton EVN.
“Ky është realitet. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës.
Ai theksoi se agresorët duhet të paguajnë për këtë gjë dhe se nuk do të falet një masakër e tillë e bërë mbi ukrainasit.
“Agresori duhet të paguajë për këtë – të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë."
