BE dënon mizoritë në Bucha, përgatit sanksione të reja për Rusinë
BE-ja ka dënuar "në termat më të ashpër të mundshëm" mizoritë e raportuara në Bucha dhe po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë "si një çështje urgjente".
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, dha një deklaratë në emër të bllokut, duke thënë:
"Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm mizoritë e raportuara të kryera nga forcat e armatosura ruse në një numër qytetesh ukrainase.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Imazhet e një numri të madh të vdekjeve dhe viktimave civile, si dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile tregojnë fytyrën e vërtetë të luftës brutale të agresionit që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës dhe popullit të saj"- shton Josef Borrell.
Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane.
Ai tha se autoritetet ruse janë "përgjegjëse për këto mizori, të kryera ndërsa kishin kontroll efektiv të zonës".
Ai shprehu mbështetjen e plotë të BE-së për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, si dhe hetimin e OKB-së.
Ai tha se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duke përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës ushtarakë.
"BE do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Ukrainën dhe do të avancojë, si çështje urgjente, punën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë," -tha ai.
