Lufta në Ukrainë, Ministri gjerman: Embargoja e gazit do të na dëmtonte më shumë se Putini

Ministri Federal i Financave në Gjermani, Christian Lindner, vazhdon të refuzojë ndalimin e importit të gazit rus. 

Importet e gazit rus nuk mund të zëvendësohen në afat të shkurtër, tha kreu i FDP-së të hënën përpara ministrave të financave të vendeve të BE-së që diskutuan në Luksemburg.

Sipas tij, një heqje dorë e menjëhershme do të godiste Gjermaninë më shumë se presidenti rus Vladimir Putin. 

“Ne duam të bëhemi të pavarur nga importet e energjisë nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duhet të parashikojmë sanksione më të rrepta”, tha Lindner.

Ministri i Financave vazhdoi: “Por gazi nuk mund të zëvendësohet në afat të shkurtër. Ne do të dëmtonim veten më shumë sesa mund të na dëmtojë ai.”