REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve shqiptare!

Muzgu në Xhenova (Genova) i ngjan një gruaje që sfilon mbi tapetin e kuq plot hir. Lë pas detin e drita e hënës i projekton format mbi muet e ndërtesave shekullore.

Rrugët, lokalet, rrugicat janë plot dhe pse është një mbrëmje e ftohtë marsi. Nga njëra anë deti, në luftë flakësh me qiellin e nga ana tjetër, mbi shkallët e një kodrine shtrihet qyteti.

Petrarka e quante "Zonja e detit", ndoshta për qasjen që ky qytet imponon sapo ndahesh nga Deti Ligure.

Ndërsa për Cehov, Xhenova është qyteti më i bukur në botë,  kjo botë që nga ky qytet do të merrte dhuratën e vyer të zbulimeve me toka të reja.

Në këtë qytet lindi e kaloj fëmijërinë e tij eksploruesi e udhëtari më i madh i të gjitha kohërave Kristofor Kolombo. E ndoshta mund kish qënë nën joshjen e një muzg i tillë, kur poqi idenë  për të zbuluar të panjohurën.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Për të ndjekur gjurmët e Kolombos në vendlindjen e tij, duhet të kalosh pranë Teatrit Carlo Felici, në dyet e së cilit sheh një rradhë të gjatë njerëzish në pritje për të parë shfaqjen e mbrëmjes, Pas dy vitesh pandemike me salla teatri e kinemaje më shumë të mbyllura, një skenë e tillë është gjithcka tjetër përvec të zakonshmes.

Ndërsa kapërcen Sheshin Dante ku dikur ngrihej lagja antike Ponticello, e sot është një qëndër e jetës ekonomike e tregtare të qytetit, një rrugicë e përpjetë të con në "Shtëpinë e Kolombos", Historianë kanë dokumentuar se ai ka jetuar aty prej 1455 në 1470. Ndërtesa origjinale thuhet se u shkatërrua me shumë banesa të tjera pranë, nga bombardimet e farncezëve më 1684. Me pas u rindërtuanderisa më 1887 u ble nga komuna e Xhenovas e u shndërrua në një vend historik që kujtonte emrin e udhëtarit më të famshëm të botës.

Sot kjo ndërtesë modeste me dy kate e pozicionuar si në mes të një ishulli mesjetar, është një vend tursitik për të gjithë udhëtarët që vizitojnë Xhenova-n e dëshmi e thjeshtësisë së familjes së Domenico Colombo, i cili tregtonte tekstile e më pas u bë tregtar djathi.

Qëndra historike e Xhenova-s është nga më të mëdhatë në Evropë, e mbrohet si Pasuri Botërore nga fondi Unesko-s. E mes këtyre bukurive unike të botës gjen gjurmë të forta shqiptare.

Shqiptarët e Xhenova-s

Duke ardhur nga deti, “Mirë se ardhjen” e parë në Xhenova, ta jep Fari mijëvjecarë. I ngritur mbi kodrën e San Beninjos qe e është udhërrëfyesi i lundruesve në Detin Ligure e një simbol  i këtij qyteti.

Më 1387 ky far qe ndoshta e vetmja dritë shprese e një familje shqiptare, me tre fëmijë të mitur në bordin e një barke në mes të detit.

Ishte familja shqiptare Durresi apo Durazzo sic njihet në Xhenova. Legjenda thotë se gjithçka nisi më 1387, kur për t'i shpëtuar barabarisë turke, një familje shqiptare me tre fëmijë udhëtojnë drejt Xhenovas.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve
Vila Durazzo

Thuhet se ishin nisur nga Durrësi, ose ndoshta jetonin në këtë qytet, por ajo që mbeti trashëgimi është se Durrësi, apo Durazzo në italisht  u bë mbiemri i tyre në Xhenova.

Në këtë qytet u shiten si skllevër nga tregtari Manuele de Valente, siç e dëshmon një dokument i dy viteve më vonë, i 1389, ku shkruhet “Gjergj Durrësi ankohet se është shitur tradhëtisht si skllav”.

Protesta e tij pranohet nga Dozh Antoniotto Adorno e familja Durazza nis jetën e lirë në qytet. Fatin e mëvonshëm, familjes ia jep Antonio Durësit, nipi i Gjergj Durrësit, i cili në zonën e Pietraminutës, fillon të punojë si pëlhurëpunues e më pas si prodhues.

Qe mesi i ‘400, e tregtia ecën mirë. Fuqizimi ekonomik e orienton familjen shqiptare në tregun e financës e tregtisë, e i favorizon funksione drejtuese nq jetën e qytetit. Më vitin 1528 Familja Durrësi futet në Librin e Artë të parisë aristokrate të Xhenovës.

635 vjet histori e një dinastie që në këtë qytet e nisën jetën si skllevër e për t'u renditur më pas në Librin e Artë të Xhenova-s, sot një ekzemplar unik i historisë së Republikës së Gjenovës, “Dominueses së detit”.

Kjo familje shqiptare  i dha Republikës së Xhenova-s, dy kardinalë, nëntë dozhë, pesë peshkopë, tridhjetë senatorë, gjashtëmbëdhjetë ambasadorë, mjaft personalitete profesioniste në shumë fusha e një pasuri të rëndësishme arkitektonike e arti e kulture. Trashëgimi e kësaj dinastie janë sot ndërtesat, vilat e shumta e koleksionet e ndryshme e me mjaft vlerë, të konservuara në muzetë kryesorë të botës, brenda e jashtë Italisë. Një histori e rrallë  e një familje shqiptare, që e nisën forcimin e tyre ekonomik si  mëndafshpunues,, më pas sipermarrës e tregtarë, e arritën të jenë ndër familjet më të pasura të qytetit. Një  dokument i 1738 i cilëson si passnikët më të mëdhenj të Xhenova, të dytët, pas familjes antike Spinola.

Me emrin Durrësi, Durazzo janë të emërtuara në Xhenova rrugë, shkolla, sheshe, ndërtesa e kjo familje qe pjesë e historisë së parisë së pushtetshme të kësaj Republike që sic thotë një proverb antik qe: “Respublica superiorem non recognoscens”, Republikë që nuk njeh superior”.

Pushteti ekonomik bashkangjit atë politik  e në shekullin e XVIII familja Durrazza është në postet drejtuese të qytetit, madje më 1737 Republika e Xhenovas  njihet si “Republika e Durësit”.

Kulmin ekonomik e social dinastia Durrësi e arrin mdis ‘600 e ‘700 me vëllezërit Gio Luca, Eugenio e Gio Agostino Durazzo, banuesit e parë të Pallatit Mbretëror të Xhenova-s e pasardhësit e tyre  Dozha Marcellino e djali i tij Gerolamo Liugji, dozha i fundit i qytetit, i emëruar nga Napoleoni më 1802. I pari që mbërrtiti në shkallën më të lartë të hierarkisë civile xhenoveze qe Giacomo Durazzo Grimaldi, më pas djali i tij Pietro, nipi Cesare, stërnipi Pietro Maria , i biri i tij Stefano me kushërinjtë Gjon Battista e Vincenco.

Mes personazheve të rëndësishëm të kësaj familje që spikasin në historinë e qytetit janë  Agostino Durrësi, patriarku i familjes; Kardinali Stefano Durrësi, i njohur si shpëtuesi xhenovez, për ndihmën që dha në shpëtimin e popullsisë nga murtaja e vitit 1657; ambasadori Xho Agostino Durrësi autor i riahpjes së raporteve tregtare me Lindjen; Xhakomo Durrësi, drejtor i teatrit të Vienës, diplomat e zbulues i komopzitorëve Mozart eë Gluck; Klelia Durrësi, botaniste e themeluese më 1794 e Kopshtit Botanik të qytetit ne Villën Pegli.

Kopshti Botanik i Xhenovës Klelia Durrësi (Clelia Durazzo)

Xhenova është qyteti i Farit, qyteti i detit, quteti i qëndrës historike më të madhe në Evropë, por dhe qyteti i vilave me parqet e kopshtet e mrekullueshme, horizonti i të cilave sheh përherë nga qyteti. Vëmendje e vecantë që qyteti ka për natyrën e shkencat natyrore, është frut i Dinastisë Durrësi , e cila më shekullin e XVII themeloi në Vilën Cornigliano “Akademinë Durrësi”, Academia Durazzo". Ky institut shërbeu për të mbledhur mbetjet minerare, gjeologjike, botanike e zoologjike, me testimet përkatëse. Ndër emrat e botanistëve më të shquar të qytetit është Klelia Durrësi, vajza shkencëtare që më vitin 1794 krijoi në “Vilën Durrësi Pallavicinini”, Kopshtin e saj Botanik.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Ky kopsht, dhe pse i modernizuar  është sot shprehja më e qartë e pasionit të saj për natyrën.

Kopshti Botanik i Xhenovës Klelia Durrësi, i lindur më 1794, i përkiste si territor Xhuzepe Grimaldos, i cili qe dhe bashkëshorti i saj. Në këto vite Markeza i jep kopshtit Botanik një famë shkencore, studimet e saj marrin vlerësime të shumta- Ignazio Alessandro Pallavicini, nipi i Markezës Klevia. më vitin 1840 e transformon morfologjinë e këtij kopshti, duke rindërtuar dy sera monumentale të cilat zgjerohen në sipërfaqe. Ky kopshët Botanik humbet për shumë vite tiparin kryesore për të cilin u krijua, pra si një kopësht studimor i bimësor, e transformohet në një park të mrekullueshëm në kodrën pranë Vilës Durrësi Pallavicini. Prej vitit 1928, ky kopësht është pronë e bashkisë së qyteti, me një koleksion bimësh të rralla, e një pikë turistike e Xhenova-s

Historia e Familjes Durazzo është pjesë e historisë së Geonova-s, që në natën e largët të 635 viteve më parë i uroj mirë se ardhjen me dritën e një Fari. Sot ky Far ndricon pallate, vila e parqe që mbajnë mbi mure stemën artistokratike mbi të cilën shkruhet “Durazzo".

Aromë borziloku/ Shtatë përbërë si shtat nota simfoni kulinare

Xhenova është qyteti i arit jeshil, apo ndryshe i borzilikut. As kërkund nuk rritet borzilok kaq me aromë e i shijëshëm sa në këtë qytet, me një ngjyrë të thellë jete, shprese, e një shije të pangatërrueshme.

Borziloku rritet vecanërisht në një lagje të vecantë të qytetit ku erërat e detit e të maleve përballë, i krijojnë kushtet unike klimatike për të qënë një ekselencë e prodhimeve të bimëve aromantike italiane.

Nëse thua se ke vizituar Xhenova, kushdo kërkon të di nëse ke provuar "Pesto alla genovese".

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Shija, aroma, kompozimi, gjithcka që ndodh në kuzhinë është një ndjesi e formë vështrimi që rrëfen historinë italiane e zbulon territore të saj.

Një pjatë e thjeshtë makaronash, nuk mund të identifikohet me këtë vend nëse produktet e kësaj recete, nuk përcjellin shijen e parfumin e këtij territori. Cdo qytet e rajon ka aromën e produkteve që i prodhon toka, dhe e tillë është dhe Xhenova. Pak metra nga porti i qytetit, në lagjen antike Prà, mbi kodrina gjen një varg serash që rrisin me mijëra bimë borziloku. Quhen "Serat mbi det" e kanë një histori që nis qysh më 1827 në teracat e një ferme bujqësore, ku prej dy shekusjh kultivohet borziloku më i mirë i rajonit të Ligurias e i Italisë, borziloku Prà.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Borziloku është dhe elemnti kryesor i asaj që të gjithë e njohim si pesto xhenoveze.

Për realizimin e saj duhen shtatë përbërës si shtatë notat e një simfonie. E shtatë përbërësit; borziloku, vaji i ullirit, stika. djathi i grirë pekorino, djathë i grirë parmixhano, kripë kokër madhe, hudhra, krijojnë simfoninë e shijes së Pestos xhenoverze.

Sektori i prodhimit të bimëve aromatike është një nga më dinamikët në tregun global, me një vlerë që shkon nga 18-20 miliardë dollarë e me një rritje 4-5% në vit.

Në Itali prodhimi i tyre shtrihet në mbi 24 mijë hektarë tokë të kultivuar ku janë impenjuar rreth 6 mijë kompani që prodhojnë rreth 18 mijë tonë bimë të tilla në vit.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Borziloku është një nga bimët aromatike më të përhapura e më të përdorura në Mesdhe, jo vetëm për kushte e favorshme klimatike që ky rajon i oforn, por dhe për historinë e aftësive të tij kuruese e ushqyese.

Në antikitetet konsiderohej i shenjtë e u jepej ushtarëve romanë ta konsumonin para cdo beteje, por përdorej dhe si dizinfektues apo për të larguar insektet.

Emri i borzilokut thuhet se vjen nga fjala greke basileus, që do të thotë mbret e për shkak të aftësive të shumtra kuruese që ka, por dhe nga mitologjia, fjala basilisco rrëfen për një krijesë mitologjike me aftësinë të të vriste vec me një shikim. E sipas besimeve popullore  i vetmi që mund ta sfidonte ishte profumi i borzilokut.

Dëshmia e parë e bimëve aromantike në kuzhinën italiane i përket shekullit të IV, e.s, ku në librin e recetave “De re coquinaria”,gastronomi roman Marco Gavio Apicio, rrëfente për përdorimin e rëndësinë e tyre në gatim,

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve

Më pas do të ishte Giullaume Tirel, shef i kuzhinës së Carlo të V e Carlo të VI të Francës që më 1330, në librin e tij “Le Viandier”, do të përshkruante rëndësinë e cdo bime aromatike në kuzhinë, si për të eleminuar erën e rëndë të mishit në epokën kur nuk ekzistonin mjetet e konservimit në temperatura të ulëta.

Mali, deti, dielli, erërat bregdetare e klima krijojnë kushtet speciale që borziloku i këtij territori të jetë ndër më të mirët në botë, e pesto xhenoveze, me përbërës kryesor këtë bimë aromantike të jetë produkti unik me të cilina janë ndërlidhur receta e pjata të ekselencës kulinare italiane.

"Punojmë me duar e mendojmë me zemër", thonë sipërmarrësit që kultivojnë borzilokun e Prà, e në fermat e tyre 200 vjecare gjen traditën dhe inovacionin, e mbi të gjitha dashurinë për tokën e familjet e tyre.

REPORTAZH/ Në qytetin e Kolombos, borzilokut e të gjurmëve