Të shtëna me armë në qendër të qytetit, 6 të vdekur
Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 12 u plagosën pas të shtënave të qendër të qytetit Sacramento, Kaliforni ditën e diel, 3 prill, tha policia.
Të shtënat u dëgjuan rreth orës 2 me orën lokale duke lënë trupa të shtirë në tokë ndërsa njerëzit vraponin për tu mbrojtur.
Policia e Sacramentos tha se ata ende po përpiqen të përcaktojnë se çfarë i nxiti të shtënat dhe kush është përgjegjës. Ata nuk kanë bërë ende një arrestim dhe po kërkojnë ndihmë nga publiku në identifikimin e të dyshuarve ose motiveve të mundshme, tha shefi i policisë së Sacramento, Kathy Lester.
Lester tha se 18 persona u qëlluan me armë zjarri dhe lanë të vdekura 3 gra e 3 burra. Ai tha se 12 personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur po merrnin trajtim në spitalet e zonës.
Një video e postuar në Twitter, tregon njerëzit duke vrapuar për të shpëtuar ndërsa të shtënat dëgjoheshin në sfond, shkruan The Washington Post.
