Zelensky i bën thirrje nënave ruse të shikojnë krimet e fëmijëve të tyre

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu është drejtuar forcave ruse si "vrasës", "torturues" dhe "përdhunues", pasi qindra trupa të civilëve ukrainas u gjetën në rrugët e qyteteve përreth Kievit.

Në një fjalim natën vonë, udhëheqësi ukrainas tha se "qindra njerëz u vranë" dhe se "civilët u torturuan dhe u ekzekutuan".

The Guardian raporton se Zelensky iu është drejtuar nënave ruse me këto fjalë:

 "Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shohë trupat e njerëzve të vrarë në Bucha, në Irpin, në Hostomel,"-shtoi ai.